Rusia paralajmëron BE-në se mund t’i ndërpresë marrëdhëniet

TË FUNDIT

Rusia është e gatshme të ndërpresë lidhjet me BE-në nëse blloku vendos sanksione të reja ekonomike, tha Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

BE-ja ka rritur mundësinë e sanksioneve të mëtejshme mes një grindjeje mbi trajtimin e udhëheqësit të burgosur rus të opozitës, Alexei Navalny.

Kur u pyet nëse Rusia po shkonte drejt një “shkëputjeje” me BE-në, Lavrov tha “ne jemi gati për këtë”.

“Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha ai.

Ai tha se një ndërprerje e lidhjeve mund të shkaktohet nga sanksionet e BE-së që “krijojnë rreziqe për ekonominë tonë, përfshirë këtu në zonat më të ndjeshme”, transmeton rtv21.tv.

Në javën e kaluar Rusia dhe BE kanë dëbuar tre nga diplomatët e njëri-tjetrit në një mosmarrëveshje të përqendruar në çështjen Navalny.

Rusia veproi e para, një javë më parë, duke thënë se tre diplomatë të BE-së kishin marrë pjesë në një protestë të paligjshme pro Navalny – një pretendim i hedhur poshtë nga BE. Njoftimi rus erdhi gjatë një vizite nga shefi i punëve të jashtme të BE Josep Borrell.

Këtë javë vendet e përfshira të BE – Gjermania, Polonia dhe Suedia – dëbuan tre diplomatë rusë./21Media