HARDEN I JASHTËZAKONSHËM NË FITOREN E ROCKETS

525
0
SHPËRNDAJE

Houston Rockets kanë triumfuar ndaj Orlando Magic. James Harden shkruan historinë dhe mund të barazohet me legjendat e NBA-së

Super ylli i Houston Rockets zhvilloi një ndeshje të pabesueshme, duke shënuar plot 60 pikë në fitoren 114:107 ndaj Orlando Magic. Harden theu rekordin e Calvin Murphyt, që në vitin 1978 kishte mundur të shënonte 57 pikë në një ndeshje të Rockets.

Por kjo nuk është e tëra, sepse Harden është lojtari i parë në historinë e NBA që arrin 60 pikë me triple-double, pasi ndaj Magic kontribuoi me 11 asistime dhe 10 kërcime. Kjo ishte ndeshja e nëntë me mbi 50 pikë në karrierën e Harden, kurse ky ishte numri më i madh i pikëve për të në karrierë.

Golden State Warriors pësoi humbjen e 11 sezonale, këtë ndaj Utah Jazz  me një rezultat të thellë, 99:129.

Një disfatë e rëndë për kampionët në fuqi të NBA me plot 30 pikë diferencë edhe pse kishin mbi parket të gjithë emrat e mëdhenj, si Kevin Durant, Stephen Curry apo Klay Thomspon, derisa ky i fundit realizoi 27 pikë.

Humbje dhe për finalistin e sezonit të shkuar, Cleveland Cavaliers, që u mposht 114:125 nga Detroit Pistons.

Një tjetër ndeshje e dobët për LeBron James me shokët e tij, pasi asnjë prej basketbollistëve të Cavs, nuk ishin në treshen më të mirë të sfidës, ndërsa në radhët e Pistons spikatën Johnson, Bullock e Drummond me 69 pikë në total. Vlen të theksohet se në këtë takim u lëndua Kevin Love i Cavs, dhe pas testeve të bëra është konstatuar që ka një thyerje në dorë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU