PAK DIHET KU HARXHOHEN PARATË PUBLIKE, VEÇ TË FORTIT KONSULTOHEN, TË TJERËT “OUT”

639
0
SHPËRNDAJE

Qytetarët e Maqedonisë nuk përfshihen hiç në procesin buxhetor, dhe as që e dinë se ku harxhohen paratë e shtetit.

Këtë alarm e ka ngre të martën Qendra për Analizë Ekonomike, e cili Maqedoninë nga 100 pikët maksimale për transparencë, e vlerësoi me indeksin 37, që i bie të jetë ndër shtetet me transparencë buxhetore më të ulët globalisht.

Drejtori i kësaj qendre, Marjan Nikollov, bëri të ditur se qeveria dhe ligjvënësi, për buxhetin flasin veç me “të fortit” dhe jo me masën!

“Për fat të keq, Maqedonia është me rezultat 0 (zero) kur vlerësohet ajo se sa Qeveria ia mundëson opinionit publik që të marr pjesë në procesin buxhetor. Pamundësi për pjesëmarrje aktive të qytetarëve, posaçërisht të qytetarëve nga grupet e margjinalizuara ose nga kategoritë e rrezikuara – sistemi buxhetor mund t’ju shërbej vetëm elitave të fuqishme. Qeveria, Kuvendi dhe Enti Shtetëror për Revizion, duhet të ndërmarrin masa që të përmirësohet përfshirja e qytetarëve në ciklin dhe procesin buxhetor”, tha Marjan Nikollov, drejtor i qendrës për analizë ekonomike.

Ministria e Financave e pranon këtë gjendje, por ia atribuon qeverisë së kaluar.

Jovana Avramovska për ta argumentuar dallimin, prezantoi 12 ndryshimet që ndërmori kjo ministri në 6 mujorin e fundit, e që lidhen me transparencë më të mirë dhe të drejtat e qytetarëve.

“Publiku mund të bëjë presion për harxhim më të mirë të parave të qytetarëve. Rritja e përgjegjësisë dhe kontrollit të pushtetarëve. Janë në dispozicion informata dhe të dhëna për ekspertët dhe shkencëtarët si dhe për gazetarët hulumtues”, tha Jovana Avramovska, pëfaqësuese e Ministrisë së Financave.

Përfaqësuesit e dy institucioneve, u pajtuan se Maqedonia duhet ta përmirëson procesin e hartimit të buxhetit, përfshirë qasje më proaktive ndaj taksapaguesve dhe revizionit shtetëror.

Hulumtimi bazohet në të dhënat e vitit 2016.

Përgatiti: Salije Sadiku

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU