IRVING UDHËHEQ CELTICS DREJT FITORES

506
0
SHPËRNDAJE

Kthehen te fitorja liderët e Konferencës së Lindjes

Një fitore në sekondat e fundit për Boston Celtics ndaj skuadrës së Denver Nuggets, me rezultat maksimalisht të ngushtë 111:110.

Fantastik në këtë takim ishte Kyrie Irving. Ish-basketbollisti i Cleveland Cavaliers realizoi 27 pikë, 6 asistime dhe 3 kërcime në një sfidë që u vendos vetëm në sekondat e fundit të saj. Te Nuggets që pësuan humbjen e 24-të sezonale, më i miri ishte Nikola Jokiq me 24 pikë.

Triumfon edhe Miamit Heat, që si mysafir, mposhti ekipin e Dallas Mavericks 95-88. Kjo ndeshje u vendos nga mbrojtja e fortë e ekpit nga Florida, për të dalë me kokën lart nga “American Airlines Center”. Hassan Whiteside me 25 pikë dhe 14 kërcime ishte më i miri te Heat.

Po tregon një formë të mirë edhe Indiana Pacers që në 10 ndeshjet e fundit ka arritur shtatë fitore. Këtë herë Pacerc të udhëhequr nga Victor Oladipo, fituan pa shumë probleme ndaj Charlotte Hornets 105:96. 25 pikë realizoi lojtari më i mirë i Pacers, duke fituar duelin me Kemba Walker të Hornets, që u ndal në 23 pikë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU