Kinezët ndërtojnë stacionin brazilian shkencor në Antarktidë

226
0
SHPËRNDAJE


Marina braziliane dje konfirmoi se një kompani kineze do të ndërtojë stacionin brazilian shkencor në Antarktidë,ndërtimi i stacionit të ri shkencor do të kushtojë gjithsej 99,6 milionë dollarë.

Konsorciumi braziliano-kilian dhe kompania finlandeze kanë shprehur dëshirën e tyre për të ndërtuar qendrën shkencore, por me çmime shumë më të larta.

Stacioni i ri do të ndërtohet në vendin ku ishte i vjetri i cili u dogj nga zjarri në vitin 2012, ku humbën jetën dy pjesëtarë të marinës braziliane. Kompania kineze do të fillojë me ndërtimin e stacionit në vitin 2018.

Brazili planifikon të intensifikojë aktivitete shkencore duke përfshirë hulumtimet në fushën e ndryshimeve klimatike dhe biodiversitetit,transmeton Anadoluagency.
Kompleksi kryesor, ku do të vendosen 18 laboratorë, do të shtrihet në një sipërfaqe prej 4.500 metra katrorë, ndërsa do të mund të pranojë 60 persona.

Kryeministri kinez, Li Keqiang të martën u takua me presidenten e Brazilit, Dilma Rolusseff, me të cilin rast nënshkruan 35 marrëveshje në vlerë prej 53 miliardë dollarë.
Li vazhdon vizitën zyrtare në vendet e Amerikës Latine të cilën e filloi në Brazil

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU