Personi më i vjetër i Evropës i mbijetoi Covid-it

TË FUNDIT

Një murgeshë franceze që është personi më i vjetër në Evropë i ka mbijetuar Covid-19, vetëm disa ditë para 117 vjetorit të lindjes.

Lucile Randon, doli pozitiv për koronavirus në 16 janar, por pa simptoma.

Ajo i tha mediave se “as nuk e kuptoi që e kishte”.

Ajo u izolua veçmas nga banorët e tjerë në shtëpinë e saj të pensionit në Toulon, në jug të Francës, por tani konsiderohet e rikuperuar plotësisht, transmeton tv21.tv.

Lucile Randon e cila është e verbër dhe përdor një karrocë, tani është duke pritur të festojë ditëlindjen e saj.

“Ajo ka qenë shumë me fat”, tha David Tavella, zëdhënësi i shtëpisë së pensioneve të Sainte Catherine Labouré.

“Ajo nuk më pyeti për shëndetin e saj, por për zakonet e saj. Për shembull, ajo donte të dinte nëse oraret e vakteve ose gjumit do të ndryshonin”, i tha ai gazetës Var Matin.

Lucile lindi më 11 shkurt të vitit 1904. Përveçse është personi më i vjetër i Evropës, ajo është gjithashtu personi i dytë më i vjetër në botë.

Kur u pyet nëse kishte frikë se kishte Covid, ajo tha: “Jo, nuk u frikësova, sepse nuk kisha frikë të vdisja”.

“Jam e lumtur që jam me ty, por do të dëshiroja të isha diku tjetër, të bashkohesha me vëllain tim të madh, dhe gjyshin dhe gjyshen time”, u shpreh ajo./21Media