”ALMIRI”, ANULOHET SEANCA , FJALA PËRFUNDIMTARE PËR BOBAN ILIQ, MË 6 SHKURT

790
0
SHPËRNDAJE

Anulohet seanca gjyqësore për rastin e vdekjes së Almir Aliut. Në Gjykatën Themelore të Kumanovës nuk u paraqitën as pala e të akuzuarit për vrasje, Boban Iliq e as pala e famijes Aliu. Sipas Gjykatës, me kërkesë të avokatit të famijes Aliu, Asmir Alispahiq, për shkaqe subjektive seanca e sotme nuk mbahet dhe e njëjta është shtyrë më 6 shkurt për t’u dhënë fjala përfundimtare.Kjo vjen një ditë pas protestës qytetare të mbajtur në Shkup para Prokurorisë së lartë kundër kërkesës për rikualifikim të lëndës në fjalë, për të ndryshuar akuzën për vrasje ndaj të dyshuarit Boban Iliq në akuzën “fatkeqësi trafiku me pasojë vdekjeje”.

 

Adnan Qaili

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU