PESHEVSKA MOHON TË KETË KRYER TERRORIZËM, KËRKON T’I HIQET MASA PARABURGIM SHTËPIAK

191
0
SHPËRNDAJE

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska e cila është në paraburgim shtëpiak për ndodhitë e 27 prillit në Kuvend, sot para Gjykatës së Apelit kërkoi që t’i hiqet kjo masë. Para gjykatësve ajo pohoi se nuk ka kryer terrorizëm, e as nuk e ka cenuar sigurinë e popullit në Maqedoni. Avokati i tij, Boro Tasevski tha se vendimi i Gjykatës Penale për caktimin e paraburgimit shtëpiak nuk përmban fakte dhe dëshmi dhe se gjatë procedurës për vazhdimin e paraburgimit janë shkelur të drejtat e saja. Gjykata e Apelit, deri më tani i ka refuzuar ankesat e deputetëve që janë në paraburgim, kurse vendimin për Peshevskën pritet ta shpallë nesër.

“Unë personalisht isha i pranishëm kur deputetja Zhaklina Peshevska u thirr në imunitetin parlamentar, por kjo nuk pati asnjë reagim dhe 16 orë, përveç asaj që ishte ndalur, 16 orë ishte mbajtur me pranga në Gjykatë nga ana e organet e ndjekjes. Do të thotë – ajo ishte e privuar nga liria pa heqjen e imunitetit parlamentar”, u shpreh Boro Tasevski, avokat.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU