ZHGËNJEJNË PËRSËRI CELTICS

544
0
SHPËRNDAJE

Humbje të papritura për Boston Celtics dhe San Antonio Spurs

Humbja e tretë radhazi për Boston Celtics, skuadrën që kryeson renditjen në Konferencën e Lindjes në NBA.Këtë herë Celtics u mposhtën në TD Garden Arena, 95:103 nga Orlando Magic, duke lënë të zhgënjyer tifozët vendas.Gjatë pjesës së parë ndeshja ishte e barabartë, ndërsa Kyrie Irving shkëlqeu, duke e mbyllur ndeshjen me 40 pikë, por pa mundur ta shmangte disfatën e ekipit të tij.

Skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve 59:58. Diferenca u bë në periudhën e tretë. Falë mbrojtjes së shkëlqyer dhe saktësisë në sulm Magic shkuan plus 19 pikë, duke bërë që Celtis mos të kenë forcë të kthehen më. Elfrid Payton me 22 pikë të realizuara ishte basketbollisti më efikas te Magic.

Një disfatë befasuese edhe për San Antonio Spurs që në shtëpi pësuan humbje nga Indiana Pacers me rezultat 86:94. Victor Oladipo me 19 pikë udhëhoqi Pacers, të cilët e vendosën ndeshjen ne periudhën e tretë të takimit. Ndërsa te Spurs, që edhe në këtë takim u desh të luanin pa dy yjet Kawhi Leonard e Manu Ginobili, ishte Paul Gasol me 14 pikë ai që mu mundua të shmangte disfatën numër 18 për ekipin e Greg Popovich.Shkëlqejnë Los Angeles Lekers, që fitojnë bindshëm 127:107 ndaj New York Nicks në Staples Center.

Fantastik ishte Jordan Clarkson me 29 pikë, 10 asistime dhe 6 kërcime, ndërsa Julius Randle shtoi edhe 27 pikë të tjera për kalifornianët, që ngjiten në pozitën e 11-të të Konferencës së Perëndimit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU