DEKLARATA E TRAJNERIT TE BARCELONËS PAS FITORES KUNDËR BETISIT

608
0
SHPËRNDAJE

Barcelona e mposhti mbrëmë Real Betisin

Ernesto Valverde, trajner i Barcelonës, ka thënë se është i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me Real Betis.

‘Blaugranat’ mbrëmë në udhëtim demoluan Betisin (0-5), duke vazhduar me performancën e shkëlqyer në këtë sezon të garave dhe duke bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.Tekniku spanjoll ka lavdëruar lojën e Barcelonës, sidomos në pjesën e dytë, ku të përzgjedhurit e tij shënuan pesë gola.

“Ne shënuam pesë gola në pjesën e dytë, edhe pse Betis bëri presion të madh”, ka thënë Valverde.“Në fillim ata ishin shumë të mirë, por ne ngadalë morën lojën në duart tona dhe në pjesën e dytë përfituam nga hapësirat që ata na dhanë”, tha spanjolli.

Barcelona kryeson tabelën me 54 pikë, e ndjekur nga Atletico Madrid me 12 pikë prapa.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU