“NË SERBI DHE REPUBLIKËN SERBE PO VËREHET NDIKIMI MALINJ I RUSISË”

1503
0
SHPËRNDAJE

Sipas senator demokrat, Ben Karden

Senatori amerikan, demokrati Ben Karden deklaroi se në Serbi dhe në Republikën Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë po vërehet ndikimi i fuqishëm malinj i Rusisë.

Karden me këtë rast qartësoi se përderisa Presidenti i Serbisë që nga viti 2012 është takuar 12 herë me Presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, ndërsa presidenti i fundit që ka vizituar Beogradin ka qenë Xhimi Karter në vitin 1980.

Karden, i cili është autor i raportit të Komitetit të Senatit për marrëdhënie me jashtë, në të cilin u theksua se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të forcojnë praninë e tyre në Ballkanin Perëndimor, për të reaguar ndaj ndikimit gjithnjë e më të madh rus në rajon, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, tha se Uashingtoni e ka regjistruar rikthimin e Rusisë në skenën ndërkombëtare.

Ai me këtë rast tha se nuk ka asnjë dyshim se Rusia në çdo mënyrë po tenton të parandaloi unitetin e Evropës dhe se për këtë arsye Moska po tenton të gjejë vrima, në mënyrë që Putini të bëjë përpjekje që aty të vendos apo të forcoi dominimin rus.

Senatori Karden më tutje shtoi se nuk ka asnjë dyshim se Uashingtoni duhet të ndajë më shumë burime, me qëllim që ti ndihmoi shteteve të Ballkanit për të mbrojtur institucionet e tyre demokratike.

Duke folur për mjetet që po përdor Moska për tu përzier në punët e brendshme të shteteve tjera, Karden përsëriti se Putin është aktiv në 19 shtete.

“Disa prej këtyre shteteve kanë ndërmarrë hapa dramatik, për të reduktuar ndikimin e Rusisë dhe këto përpjekje kanë dhënë rezultate. Pra, disa shtete e kanë mësuar leksionin, por duhet të arrihet përparim edhe në shtetet tjera të rajonit”, konstatoi Karden.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU