Numri po rritet në mënyrë rapide! Konfirmohet lloji britanik i Covid te 45 pacientë

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë informon se në laboratorin e ASHAM në periudhën prej 1 janarit deri më 7 shkurt 2021, është konfirmuar prania e virusit SarsKov2 nga Britania e Madhe te 45 strisho nga persona të infektuar.

Pacienti i parë me këtë lloj virusi në këtë laborator u diagnostikua më 13 janar në Ohër dhe që nga ajo kohë numri i të infektuarve me këtë virus po rritet në mënyrë progresive. Për momentin, ky lloj i virusit është më i pranishëm në Ohër dhe Prilep si dhe te disa pacientë nga Tetovë, Strugë, Kumanovë, Shtip, Veles.

Analizat e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë nuk konfirmuan praninë e llojit britanik të virusit tek punonjësit e Klinikës së Nefrologjisë, ku disa punonjës shëndetësorë u infektuan brenda një periudhe të shkurtër kohe.