REFORMAT NË ARSIM, PA DEPOLITIZIMIN E ARSIMIT S’KA CILËSI

1054
0
SHPËRNDAJE

Profesoresha Jasmina Dellçeva Dizdareviq, e cila është pjesë e grupeve të punës në Ministrinë e Arsimit, thotë se reformat në arsim do të mundësojnë më shumë kohë të lirë dhe kreativitet për nxënësit.

“Orët e gjuhës amë dhe matematikës, mësoheshin nga 6, kurse tani nga 4 orë. Lënda e artit dhe muzikës tash janë vetëm 3 orë në javë. Është ulur numri i lëndëve. Numri i orëve në sistemin e deritanishëm ka qenë 23, kurse tani është 18. Kemi parashikuar që fëmijët të kenë pushime më të gjata, sepse ata nuk janë mësuar të ulen gjatë. Mësuesi do të vlerësojë sipas nevojave të fëmijëve, sepse kemi ditë pune të integruara, nuk kemi orë klasike”, tha Jasmina Dellçeva Dizdareviq, profesoreshë universitare.

Sipas profesorit Trajçe Stojanov nga Universiteti i Shtipit, ajo që është prioritet në reformat, është që pushteti ta mos përsërisë praktikën e ndikimit politik dhe kompromis.

“Krimin më të madh që e kanë bërë gjatë 10-11 viteve të fundit është politizimi i arsimit, gjë për të cilën ka heshtur Sindikata. Politizimi i institucioneve, të cilat i kanë dërguar drejtorët dhe të punësuarit e tyre në mitingje dhe mësimdhënësve ua kanë shpenzuar energjinë  për punë kreative”, tha Trajçe Stojanov, profesor universitar.

Stafi arsimor që përmes një vendimi politik është përfshirë në sistemin arsimor, vetëm e dëmton procesin, konsideron njeriu i parë i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë Nuhi Dardhishta.

“Tek ne në klasën e parë janë mësuesit e njëjtë, nuk shkojnë në klasën e dytë, të tretë dhe të katërt. Vetëm japin mësime në klasën e parë. Disa mësues luten që të mos shkojnë në klasën e dytë ose në të tretën. Nuk janë të aftë. Janë të mësuar vetëm në klasën e parë të luajnë me fëmijët. Ata nuk mund të hyjnë të japin mësim në klasën e dytë, sepse me siguri nuk i dinë njësitë mësimore”, tha Nuhi Dardhishta, nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkovi, e mbron organizatën nga sulmet, se Sindikata me vite të tëra ka heshtur dhe nuk ka reaguar ndaj presioneve politike.

“Nuk mund t’i urdhërojmë askujt që të pranojë dikë. Nuk mund të urdhërojmë se kush do të jetë drejtori. Drejtorët janë dorë e zgjatur e pushtetit, ata e kanë fjalën kryesore në institucionet. Derisa nuk ndryshohen ligjet, kështu do të jetë. Edhe në projekt-ndryshimet dhe plotësimet, dorëzuam propozim për atë se si të eliminohet politika dhe depolitizimi i sistemit arsimor”, u shpreh Jakim Nedellkov, Kryetar i SASHK.

Të ftuarit në debatin “Klik Plus” vlerësojnë se reformat cilësore do të krijojnë kushte për trajnimin e stafit arsimor dhe do të kontribuojnë për përzgjedhjen e njerëzve të cilët në arsim kanë hyrë për shkaqe të ndryshme, e jo për principet arsimore.

Përgatiti: Biljana Gerogievska

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU