STOLTENBERG U FLET DEPUTETËVE NGA FOLTORJA: “ËSHTË MIRË QË JENI AMBICIOZ, POR DUHET TË JENI REAL”

576
0
SHPËRNDAJE

“Është mirë të jeni ambicioz, por duhet të jeni gjitahsthu real. Ka ende punë për t’u bërë”, u shpreh Jens Stoltenberg, sektetar i përgjithshëm i NATO-s.

Kjo ishte porosia që serketarai i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ua përçoi deputetëve në fjalimin e tij në Kuvend.

Krahas fjalëve të mira, Stoltenberg pati edhe kritika, duke thënë se duhet ende punë në shumë fusha. Ndër to Stoltenberg përmendi  që Maqedonia duhet të punojë në aspketin e organizmimt të zgjedhjeve, përmirësimin e gjendjes së mediave, financat qeveritare dhe transparencën rreth shpenzimeve të parave të taksapaguesve.

Ligjet për implementimin e reformave sipas rekomandimeve të Pribe-s, vazhdojnë të kalojnë në mungesë të opozitës, për të cilën Stoltenberg kërkoi të jetë presente.

Menjëherë pas fjalimit të tij, ai takoi veç-e-veç edhe përfaqësuesit e partisë opozitare. Në mungesë të debatit parlamentar, në senacën e parafundit vetëm për një ditë u sollën 30 vendime, nga gjithsej 37 pikat e rendit të ditës. Kjo sipas opozitës është absurde dhe, siç tha kooordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, po të ishte LSDM-ja në opozitë dhe të kish ndodhur një gjë e tillë, me siguri se do ta kundërshtonin këtë.

“Thuajse për çdo ditë kemi nga rreth 30 pika që kalojnë, Kuvendi është shndërruar në makinë votimi, për një ditë mbahen 10 komisione, në këtë Kuvend, kështu që kjo nuk është atmosferë dhe ambient në të cilin ne do të kemi debat”, tha Vllatko Gjorçev, deputet i  VMRO-DPMNE-së.

Jens Stoltenberg takoi edhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, së bashku me koordinatorët e grupeve parlamentare. Aty Stoltenberg deklaroi se NATO-ja me vëmendje të madhe e përcjell progresin në funksionimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, veçanërisht pas ngjarjeve të pakëndshme të 27 prillit të vitit të kaluar. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev  kërkoi që të gjitha subjektet politike të kyçen dhe të mbështesin reformat që çojnë proceset përpara.

“Çdo vizitë e sekretarit të përgjitshëm të NATO-së do të thotë porosi e madhe, do të thotë se jemi në rrugën e vërtetë, do të thotë mbështetje, por edhe porosi për të gjithë faktorët, jo vetëm për qeverinë, por edhe opozitën që të kyçemi në mënyrë aktive, të mbarojmë punën  që t’u mundësojmë qyetetarëve të Republikës së Maqedonisë që Maqedonia të bëhet anëtare e barabartë e NATO-s dhe BE-së”, tha Tomisllav Tuntev, Deputet i LSDM-së.

Takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s pati edhe kreu i Bashkimit Demokratik Për integrim, Ali Ahmeti, i cili tha se është vlerësuar mundi i deritanishëm i qeverisë drejt anëtarësimit në NATO ndërsa vizitën e sekretarit Stoltenberg e vlerësoi si shenjë pozitive që Maqedonia është afër anëtarësimit.

Përgatiti: Bajram Memeti

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU