UNANIMISHT NË KUVEND, BULLGARIA E RATIFIKOI MARRËVESHJEN ME MAQEDONINË

471
0
SHPËRNDAJE

Me 186 vota “për” dhe asnjë votë “kundër” ose të përmbajtur, kuvendi i Bullgarisë e votoi marrëveshjen për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim me Maqedoninë. Ratifikimin e përshëndetën deputetët me duartrokitje.

Votuan 186 deputetë. “Për” u prononcuan 186, nuk ka të përmbajtur ose kundër. Ratifikimi u miratua.

Sipas deputetëve në Kuvendin e Bullgarisë, edhe pse me pushtetin e mëparshëm nuk mundeshim as të paramendojmë të nënshkruajmë një marrëveshje të tillë, vetëm dy muaj pas ndryshimit të pushtetit në Maqedoni, u zgjidhën mosmarrëveshjet  të cilat 10 vjet ishin pengesë për nënshkrimin e këtij dokumenti.

“T’u japim mundësi vëllezërve tanë nga ana tjetër e Osogovës, ta fitojnë perspektivën e tyre evropiane, ashtu siç u kemi zgjatur dorë çdo herë në momentet e vështira”, u shpreh Krasimir Ivanov, deputet nga patriotët e bashkuar.

“Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me realizimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Kristian Vigenin, deputet, PSB.

Në gjashtë muaj e ardhshëm, Bullgaria do të kryesojë me Këshillin e Evropës. Në prag të marrjes së kryesisë, kryeministri Bojko Borisov deklaroi se Bullgaria dhe Maqedonia me nënshkrimin e marrëveshjes, dhanë një shembull të mirë se ekzistojnë shtete në Ballkan të cilët me qëllim të mirë mund t’i zgjedhin problemet e tyre dhe të mos hyjnë në BE-në me ato probleme.

“Ne shpresojmë sinqerisht se tani do të përfundojë procesi i zgjidhjes së çështjes së emrit mes Shkupit dhe Athinës, për shkak se kjo do të hapë perspektivë të madhe për Shkup”, tha Bojko Borisov, Kryeministër i Bullgarisë.

Sipas shefes së diplomacisë së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, realizimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë filloi para ratifikimit të saj.

Përgatiti Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU