NJË ËNDËRR QË DUHET NDJEKUR! PERSONAT ME NEVOJA TË VEÇANTA TË MOS I SHMANGEN SPORTIT 

503
0
SHPËRNDAJE

Darko Stojanovski dhe Marina Surllovska, janë dy shokë.

Kanë dalë për të shëtitur dhe destinacioni i tyre është parku i qytetit.

Të dy janë me aftësi të veçanta, por dashuria që kanë për sportin i bashkon, dhe kjo është tema aktuale ku bisedojnë po sa të takohen.

Darko & Marina:

Si je me notimin?

Mirë është.

Shkoj atje çdo javë nga dy herë.

Dhe si është tash në dimër?

Tani në dimër jam po pushoj pak, meqenëse jetoj pak si larg.

Ti me çfarë mëresh më shumë.

Unë luaj pink-pong kur jam në ushtrime dua që një dit të jem një yll ne këtë sport.

Federata Kombëtare për sport dhe rekreacion të personave me invaliditet, vitin e kaluar ka nisur dhe ka filluar projektin “Sport4Everyone”.  Projekti është kuadër të programit sportiv  Erasmus, qëllimi i të cilit është që të promovojë nevojën për sport dhe aktivitet fizik për personat me aftësi të kufizuara. Menaxheri i projektit thotë se personat me invaliditet nuk duhet të anashkalojnë sportin, dhe nuk ka vend për dëshpërim.

“Dëshira për fitore zhvillon ndjenjë për kolektivitet, për miqësi, por në të njëjtën kohë personi mësohet edhe në humbjen, sepse jo çdoherë fitohet.  Shpeshherë edhe në profesionistët në sport, dimë të humbim, por dimë edhe të ngrihemi pas humbjes. Përmes sportit, personat me aftësi të veçanta fitojnë besim në mundësitë e tyre, mësojnë se nuk është patjetër të kenë dorë, këmbë, dëgjim, ose shikim që të kenë suksese të mëdha”, u shpreh Branimir Jovanovski, Menaxher i projektit.

Projekti zgjat 18 muaj, nga 1 janari i vitit 2017 deri më 30 qershor të këtij viti. Projekti përfshin shtatë partnerë nga 7 vende: Itali, Austri, Slloveni, Serbi, Mali i Zi, Kroaci dhe Maqedoni.

Qëllimi i këtij projekti është përfshirja e të rinjve me aftësi të veçanta dhe ngritja e vetëdijes publike. Aktiviteti i trupit si një pjesë e sportit ka shumë ndikime pozitive tek individi. Personat me aftësi të veçanta mund t’i bashkohen projektit dhe të vazhdojnë ëndrrën e tyre si sportistë.

Përgatiti Afrim Jonuzi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU