SHTYHET SEANCA PËR “FORTESA-TARGET”, GJYKATËSI BASHEVSKI KËRKOI QË TË MOS GJYKOJË SIPAS LËNDËS

553
0
SHPËRNDAJE

Në fund të muajit mars do të nisë gjykimi lidhur me përgjimet e paligjshme masive. Gjykatësja e re në këtë rast, Xheneta Bektoviq, e shtyu seancën e sotshme për shkak se gjykatësi Goran Bashevski, i cili gjithashtu është pjesë e Këshillit, ka kërkuar që të mos gjykojë, sepse tashmë ka qenë në krye të Këshillit, i cili e ka vlerësuar aktakuzën. Pas ish-njeriut të parë të DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili është i akuzuari i pestë, listën e dëshmive në këtë rast e plotësuan edhe dy të akuzuar të tjerë.

“Këto janë dokumente, respektivisht prova që do të nxirren gjatë procedurës dhe opinioni do të informohet rreth përmbajtjes së tyre dhe për çka bëhet fjalë në to”, tha Petar Vasilev, avokat.

Në lëndën e bashkuar Fortesa – Target, të akuzuar  të parë janë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, ekstradimi i të cilëve duhet ta pranojë Gjykata e Selanikut. Para se të dërgohen në Maqedoni, duhet të pritet vendimi i Gjykatës Supreme të Selanikut ku ata kanë dorëzuar ankesë. A do të mbarojnë këto procedura deri në mars, nuk mundej të thoshte as avokati i tyre, për shkak të, siç tha ai, vështirësive me të cilat përballen gjykatat greke.

“Gjykatat e Greqisë, dhe të gjitha organet me vështirësi gjejnë përkthyes të gjuhës maqedonase. Në këtë rast, ky ishte problemi. Me fjalë të tjera, për shkak se organi i cili e udhëheq këtë procedurë për azil, nuk ka përkthyes nga gjuha greke në gjuhë maqedonase dhe anasjelltas edhe seanca u shty për një kohë të pacaktuar”, shtoi Vasilev.

Në këtë rast, të akuzuar janë edhe Gordana Jankullovska, Toni Jakimovski edhe gjashtë persona të tjerë, të punësuar në DSK-në, ndër të cilët është edhe Vlladimir Varellov, identiteti i të cilit Grujevski e ka shfrytëzuar për arratisje. Njëri prej të akuzuarve në nëntor të vitit të kaluar, e pranoi fajin dhe u dënua me kusht. PPS-ja nuk e zbuloi identitetin e tij por theksoi se bëhet fjalë për një person i cili është i përgjegjshëm për shlyerjen e shifrave të sistemeve për përgjim.

Përgatiti: Mihajllo Vidimliski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU