EFEKTET EKONOMIKE TË QEVERISË NËN LLUPË, BIZNESMENËT TË PËRMBAJTUR PËR HUAMARRJEN E FUNDIT

1230
0
SHPËRNDAJE

Biznesmenët nga Oda ekonomike kërkojnë përmirësim të komunikimit me ministritë qeveritare dhe organet shtetërore. Pas analizës së bërë të punës së qeverisë për muajt e fundit, kjo shoqëri biznesi konstatoi se ka barriera të shumta burokratike dhe se nuk ka procedura të shpejta dhe efikase administrative, siç është premtuar. Deri te qeveria, Oda Ekonomike ka dërguar 19 nisma, por deri më tani vetëm një është përfunduar. Në lidhje me planin për rritje ekonomike paralajmëruan se në çdo tre muaj do të bëjnë sublimim rreth projekteve të premtuara kapitale dhe realizimit të tyre. Në lidhje me huamarrjen e fundit të qeverisë prej gjysmë miliard eurove, deklaruan se tani për tani nuk kanë ndonjë qëndrim si odë ekonomike.

“Atë po e shqyrtojmë, e analizojmë vazhdimisht, për këtë çështje do të informojmë më vonë për shkak se për këtë nevojiten analiza shtesë dhe mendime. Ne vazhdimisht po komunikojmë me qeverinë, çdo gjashtë muaj do të dalim dhe publikisht do ta prezantojmë fazën e realizimit të iniciativave tona”, u shpreh Elena Milevska Shtrbevska, Drejtoreshë e Odës Ekonomike.

Huamarrja prej 500 milion eurove për të cilën Ministria e financave në mënyrë të shkruar informoi të enjten e kaluar, hapi shumë pyetje dhe dilema tek ekspertët. Në lidhje me atë se ku do të përfundojnë paratë, ministri Tevdovski thotë se ata nuk do të shpenzohen për qëllime joproduktive. Do të rriten pagat e një pjese të administratës, do të kthehen borxhet e vjetra por do të realizohen edhe projekte kapitale.

“Për herë të parë Maqedonia ka shkallë të interesit e cila është më e ulët se rritja e pritur ekonomike. Dhe kjo do të thotë se rritja duhet ta ulë borxhin. Kjo gjë paraqet menaxhim i suksesshëm i borxhit publik”, tha Dragan Tevdovski, Ministër i Financave (12.01.2018).

Dhe përderisa po pritet qëndrim për eurobondin nga biznes shoqëria më e madhe, përveç opozitës, u prononcuan edhe ekspertët e Institutit për hulumtime ekonomike „FINANCE THINK“. Prej atje vlerësojnë se para se të bëhet një huamarrje e tillë është dashur të ketë debat publik që qytetarët të dinë se ku dhe për çka po shpenzohen paratë të cilat populli duhet t′i kthej.

“Qytetarët duhet të dinë se për çka harxhohen parat e tyre dhe posaçërisht paratë prej huamarrjeve të mëdha si këto. Finance Think e kundërshton përdorimin e floskulës “mjetet e eurobondeve të shfrytëzohen për nevoja të buxhetit”, nga Finance Think (12.01.2018).

Para ndryshimit të pushtetit, gjendja me huamarrjen ishte një prej temave kryesore gjatë përplasjeve politike mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. A është Maqedonia vend me shkallë të lartë apo të ulët të huamarrjes, ishte dilema kryesore mes oponentëve politik. Sipas strategjisë fiskale të Bankës Popullore, deri në vitin 2020 borxhi publik do të arrijë në nivel prej 53,5% të BPV-së. Gjatë tre viteve të ardhshme pritet që borxhi të rritet për pothuajse 2 miliard euro, dhe të jetë 6.5 miliard euro. Sipas dinamikës së huamarrjes, çdo muaj janë paraparë nga dy ankande tek bankat vendore dhe shoqëritë e sigurimit. Pushteti i mëparshëm merrte borxh katër herë në muaj.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU