HEAT NUK KANË TË NDALUR, FITOJNË EDHE NDAJ BUCKS

1143
0
SHPËRNDAJE

Skuadra nga Florida po kalon në një formë të jashtëzakonshme

Super Miami Heat që shkëlqeu në American Airlines Arena, ndaj Milwaukee Bucks, duke triumfuar 97:79.25 pikë realizoi, slloveni Goran Dragiç në fitoren e skuadrës së trajnerit Eric Spoelstra ndërkohë që mysafirëve nga Winsconsin në krahun tjetër nuk u mjaftuan 22 pikët që shënoi Giannis Antetokounmpo.

Pas kësaj fitoreje, Miami konfirmon që është skuadra me formën më të mirë në NBA, ku edhe regjistruan fitoren shtatë radhazi dhe të 25-ën sezonale duke u renditur në pozitën e katërt të Konferencës së Lindjes.Anthony Davis ishte ylli i mbrëmjes në NBA, duke shkëlqyer në fitoren e New Orleans Pelicans ndaj New York Knicks, pas vazhdimeve me rezultat 123:118.

Davis e mbylli takimin me 48 pikë dhe 17 kërcime, duke qenë protagonisti kryesor në triumfin e ekipit të tij. Kontribut të madh në këtë fitore të Pelicans, pati edhe Jrue Holiday me 31 pikë të realizuara.Jimmy Butler dhe Jeff Teague ishin dy lojtarët kryesorë të Minnesota Timberwolves në fitoren përballë Portland Trail Blazzers me rezultatin 120:103.Buttler e mbylli ndeshjen me 24 pikë 4 asistime dhe 5 kërcime, ndërsa Teague shtoi 22 të tjera me Minnesotan që vijoi ecurinë fantastike duke e çuar në pesë numrin e fitoreve radhazi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU