ZUCKERBERG HUMB MILIARDA DOLLARË

1759
0
SHPËRNDAJE

Themeluesi i Facebook, humb miliarda dollarë pas ndryshimit të disa rregullave në këtë rrjet social

Vendimi i  themeluesit të rrjetit social, Facebook, Mark Zuckerberg për të ndryshuar disa rregulla në këtë rrjet, ku do t’u jepet më shumë rëndësi postimeve personale të individëve, se sa postimeve të mediave, bizneseve e të tjera, shkruan rtv21.tv

Kjo si duket po i kushton me para, Zuckerberg. Sipas “Indepedent”, pas këtij vendimi aksionet e Facebook-ut kanë rënë për 4. 5 përqind. Kjo i bie që Mark Zuckerberg ka humbur 3. 3 miliardë dollarë të vlerës së tij 76.4 miliardë.

Kështu ai ka rënë në numrin katër të listës së personave më të pasur në botë. Në këtë listë prinë Jeff Bezos, shefi i Amazon, pastaj Bill Gates, tutje miliarderi spanjoll Amanico Ortega dhe pas tij vjen Zuckerberg./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU