BASHA: SUNDIMI I RAMËS DHE BANDËS SË TIJ, I PAPRANUESHËM

497
0
SHPËRNDAJE

Vlora ka qenë ndalesa e radhës e Lulzim Bashës, në turin e tij të takimeve për përgatitjen e protestës së 27 janarit

Nga ky qytet, Basha është ndalur tek fatura që mijëra familje shqiptare detyrohen ta paguajnë për koncesionet që nuk u shërbejnë shqiptareve, por pasurimit të kryeministrit.

“200 milionë është borxhi total i shqiptarëve ndaj KESH-it. 200 milionë është fatura që shqiptaret paguajnë vit për vit për 5 koncensionare, për 5 derra të krimit dhe korrupsionit që ndajnë paratë me Edi Ramën. Nuk ka asnjë arsye pse një qeveri që e ka lidhur fatin me njerëzit të mos ndërpresë menjëherë këtë marrëdhënie kriminale korruptive, të shlyejë borxhin ndaj KESH-it dhe të çlirojë qindra e mijëra familje shqiptare nga zgjedha e kamatave të padrejta të KESH-it apo nga mënxyra e rritjes së çmimit të ujit”, u shpreh Basha.

Kreu demokrat tha se 27 Janari nuk është vetëm një protestë politike e thirrur nga disa parti, por ajo do të jetë një goditje ndaj qeverisë së lidhur me krimin.

“Qytetaret në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm”, theksoi Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se përmes protestës shqiptarët do të imponojnë largimin e një qeverie ilegjitime dhe krijimin e një qeverie anti-mafia.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU