PO NDËRTOHET SHTEGU I BIÇIKLETAVE NË ÇAIR, VETURAT PO UA ZËNË VENDIN ÇIKLISTËVE

851
0
SHPËRNDAJE

Në vend të shtigjeve për biçikleta, mund të vërehen vetura të parkuara.

Edhe pse është bërë zgjerimi i rrugës “Cvetan Dimov” në Çair, ngasësit e veturave atë tani po e shfrytëzojë sikur parking.

Pas një viti prolongim, punimi i shtegut Butel-Çair ka filluar të ndërtohet, por aty shihen vetura të parkuara.

“Edhe pse Qyteti i Shkupit ka premtuar se deri në vitin 2017 do t’i kryejë punimet e ndërtimit të shtegut Butel-Çair prej 5 km, ndërtimet kanë stagnuar”.

Qytetarët thonë se Çairi ka nevojë për shtigje të biçikletave, për shkak se vozitja nëpër këto rrugë është e rrezikshme.

“Nevojiten shtigje për biçikletë, por ato mos të përdoren si vend për parkimin e veturave, por të jenë shtigje për biçikleta ashtu siç kanë premtuar”, tha Goran Atanasieviq, banor i Çairit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov thotë se me intensitet të lartë po punohet në projektin “Shkupi qytet biçikletash” dhe për prolongimin e projektit fajëson udhëheqësin e mëparshme.

“Për fat te keq vetëm 40% është ndërtuar, nga ajo që ka qenë e paraparë për tu ndërtuar nga Qyteti i Shkupit, deri në vitin 2016. Ajo që është duke u zhvilluar tani, shpresojmë se deri në fund të vitit 2018 të arrijmë që shtigjet e parapara të jenë të realizuara”, u shpreh petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit (10.01.2018).

Projekti “Shkupi qytet biçikletash” u promovua në vitin 2015. Kryetari  i atëhershëm Koce Trajanovski, premtoi se 4 rutat për biçikleta do të përfundohen deri në vitin 2017, ndërsa kryetari i tanishëm Petre Shilegov premton se rutat do të jenë gati deri në fund të vitit 2018.

Gazetare: Arbana Qerimi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU