DIMITROVI APEL NIMICIT: TË MËRKURËN PRESIM PROPOZIM PËR EMRIN!

470
0
SHPËRNDAJE

Të dyja palët inkurajojnë ndërmjetësin Nimic  që në takimin e ardhshëm  të ofrojë propozim në lidhje me emrin, thotë kreu i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov. Në emisionin e mbrëmshëm Klik Plus në TV21, ministri i punëve të jashtme deklaroi se pritjet nga takimi i cili do të mbahet të mërkurën në Nju Jork janë të larta, dhe se shpreson që ndërmjetësi i çështjes të dalë me propozim në lidhje me emrin.  A do të jetë ai një propozim krejtësisht i ri ose i ngjashëm me propozimet paraprake ende nuk dihet edhe pse në publik, gjatë periudhës së kaluar flitej për disa propozime të mundshme. Dimitrov i komenton edhe akuzat nga ana e Greqisë në lidhje me irredentizmin në Maqedoni.

“Nuk mundet Maqedonia të jetë Greqi, pasi që nuk është. Dhe nuk mundet që Maqedonia të jetë vetëm e jona, pasi që nuk është. Rajoni është i gjerë dhe ka tre shtete, dhe në atë aspekt mendoj se përgjigja e duhur për irredentizmin që do të thotë aspirata drejt nesh, aspirata drejt një territori të huaj, drejt diçka që nuk është e jona, përgjigja më e mirë është principi i jo ekskluzivitetit”, u shpreh Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.

Shefi i diplomacisë thotë se duhet që edhe opozita të kyçet pasi që kjo gjë do të jetë e nevojshme gjatë tërë procesit, dhe së bashku me të duhet të ndërtohet një vijë nacionale veçanërisht në lidhje me çështjen e emrit që është në interes të shtetit.

“Ne kemi qëllim të fortë për të bërë gjithçka që ti kyçim ata në këtë proces pasi që kemi interes të atillë, e kemi për detyrë. Do të shohim nëse kjo gjë do të bëhet ashtu siç ishte deri tani traditë kushtetuese-politike në Maqedoni nën kujdesin e Presidentit të Republikës”, shtoi Dimitrov.

Megjithatë nga partia më e madhe opozitare në vend ngelin me qëndrimin se janë krejtësisht të shkyçur nga procesi i bisedimeve dhe nuk janë të informuar në lidhje me përparimin e procesit.  Edhe pse zëvendës kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani deklaroi se do të kërkojë takim me Mickovskin, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

“Jo nuk më ka kontaktuar, dhe nuk kam pasur asnjë takim me zëvendës kryeministrin, zotërinë Bujar Osmani”, tha Hristijan Mickovski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Dimitrov thotë se që nga marrja e funksionit të ministrit të punëve të jashtme ka arritur të bëjë percepcion të ri për Maqedoninë. Nga një vend me probleme dhe kriza, tani vendet anëtarë dhe komisioni evropian Maqedoninë e shohin si vend i cili do të arrijë sukses.

Përgatiti: Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU