TË MARTËN NË BRUKSEL TAKIMI KOSOVË-SERBI

530
0
SHPËRNDAJE

Sipas Arifit ky takim do të jetë vazhdimësi e takimeve të ndërprera muaj më parë

Më 16 janar, Avni Arifi do ta kryesojë për herë të parë delegacionin kosovar në bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, katër ditë pasi është emëruar nga kryeministri Ramush Haradinaj për ta drejtuar delegacionin kosovar.

Arifi tha se takimi me palën serbe në Bruksel do të jetë vazhdimësi e takimeve të ndërprera muaj më parë, për shkak të zhvillimeve politike në vend dhe konsultave për një format të ri të dialogut Kosovë- Serbi të nisur qysh në vitin 2011.

Sipas Arifit, në takim do të marrin pjesë edhe anëtarë të stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Të martën (16 janar) do të jetë takimi tjetër mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Ky takim do të jetë nën udhëheqjen time por do të marrin pjesë edhe këshilltarë nga Zyra e Kryeministrit, edhe Blerand Stavileci e të tjerë. Nuk mund të them se është një takim njoftues por mund të them se është një takim i vazhdimit të atyre bisedave që kemi lënë në gjysmë”, tha Arifi për Kallxo.com

Avni Arifi është emëruar shef i delegacionit kosovar në bisedime me Serbinë pas largimit të Edita Tahirit nga qeveria.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU