SHKUPI I PROMOVOI PËRFORCIMET, BUNJAKU: DO TË SJELLIM TITUJ NË ÇAIR

805
0
SHPËRNDAJE

Investitorët e rinj nga Turqia sollën freski në ekipin e  futbollit Shkupi. Ekipi nga Çairi sot zyrtarisht i promovoi përforcimet e reja për klubin, që premtojnë sukses dhe dalje në garat evropiane.

Ekipi nga Liga e parë, Shkupi sot i promovoi përforcimet e reja. Shtefan Vujçiq, Bllazhe Ilijoski, Bllagoja Lamçevski dhe Ron Broja, në të ardhmen do të mbajnë fanellën e ekipit të Çairit. Sponsorët e rinj paralajmërojnë kthimin e Shkupit në majat e futbollit të Maqedonisë, ndërsa edhe përforcimet besojnë se do të sjellin tituj.

“E di historinë e Shkupit. Shpresoj se në të ardhmen do të arrijmë që ta kthejmë klubin në rrugën e vjetër dhe përsëri të jetë kampion i Maqedonisë. Ndoshta jo në këtë sezon por në sezonin e ardhshëm do të kemi tituj’, tha Bllagoja Llamçevski, KF Shkupi.

Emër i ri në ekipin e Çairit është edhe lojtari nga Kosova, Ron Broja.

“Dua të falënderoj drejtorinë për besimin. Për mua paraqet nder që ta mbajë fanellën e Shkupit. Premtoj se do të jap gjithçka nga vetja dhe dua suksese në klub”, tha Ron Broja, KF Shkupi.

Sulmi i klubit do të përforcohet me golashënuesin më të mirë në historinë e ligës së parë në Maqedoni, me 130 gola. Bllazhe Ilijovski beson se Shkupi gjatë këtij sezoni mund të luftoj për plasman në Ligën Evropiane.

“Shpresoj se me “bombat” e mia dhe me lojërat e mia të mira do të arrijmë dhe grupi i tifozëve “Shfercerat” të cilët janë lojtari i 12 i ekipit do të gëzohen. Me këtë përmbajtje të lojtarëve, me dy-tre përforcime të reja, shpresoj që të arrijmë në vendin e tretë. Sileksi ka përparësi solide, por bëhet fjalë për 18 ndeshje. Mendoj se kemi mundësi reale dhe për një gjë të tillë”, tha Bllaze Ilijovski, KF Shkupi.

Titullin e fundit të kampionëve Shkupi, ose ish Slloga Jugomagnat, e fitoi në sezonin e vitit 2000/2001. Në lidhje me atë se kur klubi mund të merr titull të ri, drejtori i sportit Omer Bunjaku thotë.

“Dëshirojmë këtë vit. Por, do të punojmë shumë që sa më shpejt të sjellim titull në Çair, titull që të gjithë e presim. Premtojmë se së shpejti do të sjellim titull në Çair”, u shpreh Omer Bunjaku, Drejtor Sportiv i KF Shkupit.

Pas 18 ndeshjeve të luajtura, Shkupi gjendet në pozitën e gjashtë me 23 pikë, 8 më pak se Sileksi i cili gjendet në vendin e tretë, vend i cili sjell deri tek kualifikimet në Ligën e Evropës. Ekipi i Çairit, në Shkup do të mbetet deri më 20 janar e më pas do të udhëtojnë për përgatitjet e dimrit në Antali, ku do të luajnë edhe disa ndeshje miqësore.

 Përgatiti: Jordanço Cvetanovski.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU