257 sanksione për vozitje të shpejtë në autostradën Kumanovë-Veles dhe te qarkorja e Shkupit

TË FUNDIT

Njësiti mobil për siguri në trafik, më 2, 3, 4 dhe 5 shkurt ka realizuar kontrolle të shpeshtuara për sanksionim të vozitjes me shpejtësi të lartë nga e lejuara, edhe atë në autostradën Kumanovë – Veles dhe te qarkorja e Shkupit.

Gjatë këtyre kontrolleve janë sanksionuar 257 vozitës.

“5 vetura kanë lëvizur me shpejtë mbi 70 km/h mbi të lejuarën, kurse 45 vetura me 50 deri 70 km/h mbi të lejuarën”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Njoftojnë, se kontrollet e shpeshtuara do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës që vijon./TV21