PTHP KA HAPUR PROCEDURË PËR DRISLLËN, SHILEGOV I PROVOKON INSTITUCIONET TJERA

669
0
SHPËRNDAJE

Prokuroria themelore publike Shkup, ka hapur lëndë për vepër penale për “Ndotje të ambientit jetësor dhe natyrës”. Nga prokuroria publike kanë dërguar kërkesë deri te Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, për të marrë të dhënat e nevojshme në lidhje me kontrollin e deritanishëm për punën e deponisë “Drislla”. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sot informoi se deponia “Drislla” në vitin 2012 është dashur të ketë furrë të re me ç ′rast do të zëvendësohet e vjetra, e cila është toksike dhe jofunksionale, por për shkaqe të panjohura, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Për shkak të ndotjes së vazhdueshme të ajrit në Shkup, Prokuroria Themelore Publike, ka hapur procedurë për vepër penale “Ndotje të ambientit jetësor dhe natyrës”.

“Prokurori përgjegjës publik ka dërguar kërkesë deri te Ministra për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor, për të marrë informacionet e nevojshme në lidhje me kontrollin e deritanishëm për punën e deponisë Drislla, si dhe a është konstatuar respektim i protokollit për djegien e mbeturinave medicinale nga ana e deponisë dhe informacione të tjera gjatë kontrollit’, nga PTHP.

Nga ana tjetër, shtatë vite po pritet që të ndërrohet furra në “Drislla” edhe pse Qyteti i Shkupit në vitin 2012 është paraqitur si garanci për blerjen e furrës së re duke dhënë fletë me vlerë në lartësi prej 700 mijë eurove, deklaroi sot, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai thotë se si kryetar, për dy muaj e gjysmë i ka provokuar organet tjera që të ndërmarrin masa me ndotësin “Drislla”, por nuk e din se pse një gjë e tillë nuk është bërë para tij.

“Deri në  fund të shkurtit furrës së tanishme do i vendoset filtër uji me qëllim që të shmanget intensiteti i grimcave nga incelatori i Drisllës, ndërsa do të bëhet edhe furnizimi i një furre të re. Nuk dihet pse një gjë e tillë nuk është bërë deri më tani duke marrë parasysh se Qyteti është paraqitur si garanci për furnizimin e furrës së re”, u shpreh Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Inspektorati shtetëror për ambient jetësor pohon se tani për tani mbeturinat medicinale  rruhen në kontejnerë. Furra jofunksionale të cilën Maqedonia e ka fituar si donacion nga qeveria Britanike para 16 viteve, ende po shfrytëzohet, edhe pse nuk i plotëson standardet e sigurisë. Për ndryshe para një jave, Inspektorati shtetëror për ambient jetësor e dënoi “ Drisllën” me 8.500 euro për djegien e mbeturinave medicinale.

Përgatiti: Arbana Qerimi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU