TAKIM OSMANI-KALAVERA, “MAQEDONIA E PËRGATITUR PËR INTEGRIM NË BE”

418
0
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Genoveva Ruiz Kalavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë për Zgjerim dhe Bisedime të Bashkimit Evropian.

Në takim Osmani prezantoi progresin e Republikës së Maqedonisë në procesin euro- integrues, duke u përqendruar në implementimin e pjesëve Gjashtë dhe Nëntë të Planit 3-6-9, si dhe progresin e realizuar në shmangien pengesave politike për afrimin drejt BE-së dhe NATO-s.

Në takim me Kalavera u hapën edhe çështjet për shfrytëzimin e fondeve të IPA-s, si dhe progresi i të ashtuquajturës Master Plan e cila përgatitet në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU