MAXHAR TELEKOM: BOGOEVSKI KA PARAQITUR FAKTE TË PAVERIFIKUARA

727
0
SHPËRNDAJE

Sllobodan Bogoevski ka prezantuar pohime të rrejshme që nuk i ka kontrolluar, ndërsa ka pasur si detyrë ta bëjë këtë gjë – thuhet në sqarimin e vendimit gjyqësor të cilin sot e publikoi dyshja e Shkupit në rastin për shpifje dhe ofendime ndaj Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit kundër ish agjenti Bogoevski.

“Gjykata është në mendim se me deklaratën për shpifje, i pandehuri nuk ka prezantuar e as nuk ka transferuar pohime të prezantuara nga dikush tjetër gjatë seancës gjyqësore, por ka prezantuar pohime të tij për rrethana të rrejshme që janë në dëm të renomesë së paditësve”, nga Gjykata Themelore Shkup 2.

Gjykata i prezantoi edhe pjesët e deklaratës së Bogoevskit brenda të cilave ka shpifje ndaj Ahmetit dhe Xhaferit.

“…Shqiptarët vetëm kërkonin para dhe nuk kishin asnjë kompetencë për këto çështje…Përfaqësuesit e partisë shqiptare nuk kanë detyrë të kryejnë asnjë aktivitet, përveç ta pengojnë marrëveshjen, dhe në fund ti marrin paratë si shpërblim”, nga Gjykata Themelore Shkup 2.

E kontestueshme për mbrojtjen ishte edhe kompetenca e gjykatës e cila vlerëson se deklarata e Bogoevskit e cila ishte dedikuar Komisionit amerikan për fleta me vlerë i është dhënë Shkupit, dhe kështu ka vlerësuar se ka kompetenca që të veprojë. Bogoevski pohon se padi penale ka prapavijë politike, avokatët e tij paralajmëruan ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa nga BDI-ja thonë se qëllimi i tyre ka qenë që e vërteta të dalë në pah.

“Deri më tani, nuk ka qenë praktikë në BE që të kërkohet shpifje në diçka për të cilën ka vendim gjyqësor  në një tjetër seancë gjyqësore. Vendimi i tillë ka qenë i pritur për shkak se bëhet fjalë për proces të montuar politik, ndërsa gjykatësit janë njerëz të ngushtë të BDI-së”, u shpreh Sllobodan Bogoevski, ish agjent.

Në arsyetimin, gjykata  thirret në Konvencionin evropian për të drejtat e njeriut, i cili e garanton të drejtën lirinë e të shprehurit, por e citon edhe paragrafi 2, sipas të cilit këto liri nuk janë absolute, veçanërisht në situata kur shkelen të drejtat dhe renomeja e të tjerëve. Me këtë vendim përsëri parashtrohet pyetja – se sa respektohet praktika gjyqësore evropiane kur shpifet ndonjë funksionar i lartë. Analiza e Qendrës për zhvillim të mediave tregon zbatim të plotë të konvencionit evropian në raste kur nuk bëhet fjalë për funksionar të lartë.

“Gjykatësit, së paku ata të Gjykatës themelore Shkupi 2, të cilët janë kompetentë për shpifje dhe ofendime, e dinë shumë mirë praktikën e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Në të kaluarën kishim raste të tilla të standardeve të dyfishta kur funksionarë të lartë politik kishin trajtim preferencial”, tha Dragan Georgievski.

Afera Magjar Telekom u zgjidh në SHBA, por jo edhe në Maqedoni. Dy ish-drejtorët e kompanisë, Elek Shtraub dhe Andrash Ballog, të cilët akuzoheshin se u dhanë ryshfet politikanëve të Maqedonisë, e pranuan fajin dhe u pajtuan të paguanin gjoba të larta në para. Prokuroria shtetërore me vite të tëra udhëhiqte hetim për larje parash kundër ish drejtorëve të kompanisë në vend, por jo edhe kundër funksionarëve të Maqedonisë për të cilët  kanë marrë ryshfet. Për shkak të mungesës së tyre, në gjykatën penale nuk mund të fillojë procesi kundër tre ish drejtorëve të Telekomit të Maqedonisë – Atila Sendrei, Rolf Plat dhe Zoltan Kishjakus.

Përgatiti Mihajllo Vidimliski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU