PUSHOHET NGA PUNA PAS PUSHIMIT MJEKËSOR, LESHKO: VENDIMI M’U BË I DITUR GOJARISHT

814
0
SHPËRNDAJE

Një protestë simbolike është zhvilluar sot përballë marketit “Vero 5” në Shkup. Kjo në mbështetje të Keti Leshkos, ish-punëtores së marketit, e cila pohon të jetë larguar pa të drejtë nga puna. Ajo thotë se kur është rikthyer nga pushimi mjekësor prej 7 ditësh, e ka kuptuar që është pushuar nga puna. Leshko gjithashtu pohon se pushimin e ka shfrytëzuar për t’u kujdesur për fëmijën e saj të sëmurë. Sipas saj  vendimi i është bërë i ditur vetëm gojarisht. Protesta për të ngritur zërin për këtë rast u organizua nga partia “E Majta”.

“Mendoj që ky skenar është përgatitur shumë më herët, që dikush tjetër të vijë në vendin tim, megjithatë edhe sikur të kem bërë ndonjë shkelje, mendoj që ekzistojnë sanksione, arsyetim, paralajmërim, masë disiplinore. Në këtë rast unë nuk ndihem as fajtore dhe as nuk e këqpërdor fëmijën tim, siç nuk do ta bënte asnjë nënë, për të përfituar nga vendi i punës. Nuk kam as vendim në formë të shkruar. I gjithë arsyetimi ishte: “ne kështu vendosëm”, u shpreh Keti Leshko, ish-punëtore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU