ZGJIDHEN GJYKATËSIT E KUSHTETUESES, KADRIU DHE KOSTADINOVSKI, GJYKATËS TË RINJ

509
0
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot i zgjodhi Osman Kadriun dhe Darko Kostadinovskin për gjykatës të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Kadriu dhe Kostadinovski vijnë në vendin e gjykatëseve Natasha Gaber Damjanovska dhe Gëzime Starova, të cilave mandati u përfundoi në tetor të këtij vitit. Ato u zgjodhën për gjykatëse të Kushtetueses me propozim të presidentit Branko Cërvenkovski në vitin 2008. Darko Kostadinovski është doktor i shkencave të drejtësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Kostadinovski si propozim për gjykatës kushtetues, vjen nga vendi këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë. Osman Kadriu është jurist i shquar në Republikën e Maqedonisë. Emri si propozim për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese vjen nga komuniteti akademik, si profesor në Fakultetin për Shkenca Juridike në FON, ekspert në fushën e së drejtës obligative. Ai ka përvojë prej disa dekadash, në fushën e shkencave juridike si gjykatës në Gjykatën Komunale në Kërçovë, anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan dhe avokat.

“Ishit dëshmitarë se pak më parë u betuam para të përzgjedhurve të popullit dhe para qytetarëve të Republikës së Maqedonisë se detyrën do ta kryejmë  në mënyrë të vetëdijshme, profesionale dhe me përgjegjësi. Nuk do të tërhiqemi nga ai betim”, u shpreh Darko Kostadinovski, Gjykatës Kushtetues.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU