SEANCA PËR “FENI INDUSTRI” ËSHTË ANULUAR

425
0
SHPËRNDAJE

Është anuluar për datën 7 të muajit të ardhshëm, seanca e sotme për rastin e Feni Industri SHA – në falimentim.

Sipas menaxherit të falimentuar të FENI, Mirosllav Anastasievski, seanca është anuluar sepse nuk janë plotësuar dispozitat ligjore për mbajtje të seancës hetuese dhe asamblesë raportuese.

“Shkrimet e lëndës janë para Gjykatës së Apelit në Shkup, pas një ankese kundër Vendimit për hapje të procedurës falimentuese mbi debitorin falimentues”, qëndron në kumtesë. Procedura falimentuese, thekson, vijon konform procedurës ligjore, Këshilli i kreditorëve është formuar dhe rregullisht mbahen seanca.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU