Parashikimi i motit për sot

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare. Në orët e hershme të mëngjesit dhe të paradites nëpër disa gryka do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej zero deri në 6, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 22 gradë.

Në Shkup, në mëngjes me paraqitje të mjegullës, e cila gjatë ditës do të ulet dhe do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 1, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë.