ÇAIRI ENDE PA KRYETAR TË KËSHILLIT, GANIU NUK KA PROBLEM PËR LËSHIMIN E RROGAVE

923
0
SHPËRNDAJE

Komuna e Çairit vazhdon të jetë pa kryetar të këshillit komunal. Ndërsa i pari i komunës Visar Ganiu thotë se shumë shpejt do të zgjidhet kryetari i ri. Ndërsa ai thotë që mos-zgjidhja e kryetarit nuk do të jetë problem për lëshimin e pagave të arsimtarëve dhe edukatoreve. Këto të fundit muajin e fundit mbajtën edhe grevë meqenëse nuk kishin marrë rogat, por problemi u zgjidh në momentin e fundit. Në Komunën e Çairit janë gjithsej 27 këshilltarë, 9 të Bdi-së, 8 Besa, 2 Alenaca, dhe nga 4 kanë Lsdm dhe Vmro.

“Ne mendojmë që do të zgjidhet kryetari i këshillit dhe kuptohet që duhet bisedime me të gjithë këshilltarët e partive që janë në përbërjen e këtij këshilli komunal. Jam i bindur që bisedimet po shkojnë në rrugë të mbarë dhe do të kemi shumë shpejt edhe kryetarin e këshillit”, u shpreh Visar Ganiu, Kryetar i Komunës së Çairit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU