SHILEGOV NË PUNË ME EKO-MAKINË, ÇAIRI PA STACION MATËS PËR NIVELIN E NDOTJES SË AJRIT

694
0
SHPËRNDAJE

Edhe pse para disa javëve Petre Shilegov për një nga aktivitet e tij shfrytëzonte makinë të zakonshme, ai sot erdhi dhe u largua me një eko-makinë zyrtare, të cilën e posedon Qyteti i Shkupit. Ai u shpreh se tani më dy ditë radhazi, ka udhëtuar me transport publik.

“Sot në mëngjes erdha me autobus deri në pikën në të cilin e kisha mbledhjen pastaj vazhdova me automjetin elektronik me të cilin erdha edhe tani në këtë konferencë për shtyp. Këtë automjet e përdor gjatë ditës kur duhet t’i kryej këto komunikime protokollare”, tha Petre Shilegov, Kryetar i qytetit të Shkupit.

Por për dallim nga Shilegov, kryetarët e tjerë të komunave të cilët së bashku me të e promovuan projektin për pastrimin e  rrugëve të Shkupit me qëllim që të ulet sadopak ndotja e ajrit, erdhën me automobilat e tyre.

Në komunat Çair, Butel dhe Shuto Orizare, numri më i madh i familjeve ngrohen me dru, djegja e të cilit rrit ndjeshëm sasinë e grimcave të dëmshme PM10. Komuna Çair nuk posedon as stacion matës për dallim nga komunat e tjera.

Të punësuarit në Ndërmarrjet publike “Parqe dhe gjelbërim” dhe “Higjiena Komunale” sot i pastruan rrugët, por mund të vërehej se ata prisnin edhe drunj. Ajri këtyre ditëve në Shkup është për disa shkallë më i ndotur nga niveli i lejuar. Ndërsa qytetarët çdo ditë e më tepër humbin durimin, duke pritur që autoritetet e qytetit sa më shpejt të gjejnë një zgjidhje afatgjate për këtë problem.

Përgatiti: Arbana Qerimi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU