STUHI E FUQISHME NË KALIFORNI, DHJETËRA TË VDEKUR, MBI 160 TË LËNDUAR

595
0
SHPËRNDAJE

Me dhjetëra persona kanë vdekur në jug të Kalifornisë, shtet ky i cili u godit nga një stuhi e fuqishme. Reshjet rekorde shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje të dheut.

Siç raportuan agjencitë e lajmeve, mbi 160 persona janë lënduar, me katër prej tyre në gjendje kritike. Gjithashtu u theksua se mbi 300 banorë kanë mbetur të ngujuar në Santa Barbara.

Policia njoftoi se vendet ku ka pasur rrëshqitje të dheut i ngjasojnë fushëbetejave të Luftës së Parë Botërore.

Ekipet shpëtimtare me helikopterë evakuuan banorët, të cilët kërkuan shpëtim mbi kulmet e shtëpive të tyre.

Zyrtarët kanë shprehur frikën se numri i të vdekurve do të rritet. Shtëpitë kanë lëvizur nga themelet për shkak të rrëshqitjeve të dheut, ndërsa uji po bartë mbeturinat dhe baltë nëpër rrugët e qyteteve.

Shumë shtëpi janë shkatërruar dhe mbetet i paqartë fati i banorëve në lagjet, në të cilat pjesëtarët e ekipeve shpëtimtare po kanë vështirësi që të depërtojnë.

Rrugët janë bllokuar dhe për këtë arsye janë përdorur helikopterët, madje edhe gjatë kohës sa po vazhdonte stuhia, ndërsa shumë amvisëri kanë mbetur pa furnizim me rrymë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU