HENDBOLLISTËT TË GATSHËM PËR KE, LLAZAROV: JEMI “TË ETUR” PËR LUFTË

641
0
SHPËRNDAJE

Në atmosferë të relaksuar dhe përmbajtje të kompletuar, pwrfaqwsuesja e Maqedonisë nw hendboll po i realizon trajnimet e fundit para udhëtimit në Zagreb. Edhe tre ditë kanë mbetur nga fillimi i Kampionatit evropian. Për Maqedoninë kjo është pjesëmarrja e gjashtë në këtë garë.

Lideri i ekipit, Kire Lazarov, thotë se janë të gatshëm për këtë sfidë. Ambiciet dhe dëshirat për shënimin e fitoreve kundër kundërshtarëve, janë të mëdha.

“Mund të them se jemi të gatshëm për këtë Kampionat evropian. Kemi ambicie të mëdha, të gatshëm të luftojmë kundër secilit. Kemi përvojë për gara të tilla dhe shpresojë se do të na ndjek fati. Kemi punuar maksimalisht gjatë tre javëve të fundit. Duhet të jem më shumë se kurdo të bashkuar, si ne si reprezentacion gjithashtu edhe e gjithë Maqedonia”, tha Kire Llazarov, kapiten i Reprezentacionit.

Njeriu i parë i federatës së hendbollit, Zharko Mukaetov, beson se hendbollistët e Maqedonisë do të kenë rezultate të mira dhe se do i gëzojnë simpatizuesit e hendbollit.

“Absolutisht janë i bindur se do ta japim më të mirën, se maksimalisht do të fokusohemi dhe do ta bëjmë shtetin tonë krenarë, siç e kemi bërë deri më tani”, tha Zhivko Mukaetov, kryetar i FHM.

Ndeshjen e parë, Maqedonia do ta luaj të shtunën, më 13 janar kundër Sllovenisë. Më 15 janar hendbollistët do të luajnë kundër Malit të Zi, ndërsa më 17 janar kundër Gjermanisë. Nëse e kalon fazën e parë, në vazhdim, kundërshtar të mundshëm të Maqedonisë nga grupi D, mund të jenë Spanja, Danimarka, Hungaria dhe Çekia.

Përgatiti: Jordanço Cvetanovski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU