AKSIONE POLICORE NË ITALI DHE GJERMANI, ARRESTOHEN MBI 200 PJESËTARË TË MAFISË, NË MESIN E TYRE EDHE ZYRTARË

610
0
SHPËRNDAJE

Rreth 200 pjesëtarë të një prej klaneve më famëkeqe të mafisë janë arrestuar gjatë një aksioni të përbashkët të policive të Italisë dhe Gjermanisë, kanë njoftuar sot zyrtarët.

Siç u njoftua, janë arrestuar pjesëtarë të organizatës kriminale, Ndrangeta, e cila ka qendrën e veprimit në rajonin e Kalabrisë.

Aksioni u ndërmor në bashkëpunim me policinë gjermane, pasi që familjet Farao dhe Marinkola, të cilat kryesojnë klanin kriminal, veprojnë në të dy vendet.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe zyrtarë të dyshuar për korrupsion, por nuk u qartësua se a janë ata nga Italia apo Gjermania. Gjatë aksionit u konfiskuan prona në vlerë prej 50 milionë euro.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU