HOJT JI: TË KËRKOJMË PËRGJEGJËSI NGA UDHËHEQËSIT E KORRUPTUAR NË BALLKAN

626
0
SHPËRNDAJE

Në intervistën dhënë gazetës podgoricase, Vijesti, zyrtari i lartë i administratës amerikane, Brajan Hojt Ji, bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë që edhe gjatë vitit 2018 të mbesin të pranishme në Ballkan.

I pyetur të shpjegoi deklaratën e tij se është e turpshme se si disa udhëheqës të Ballkanit, përkundër sjelljeve të tyre jo-demokratike, janë të mirëpritur në kryeqytetet evropiane, Ji u përgjigj se ai nuk ka menduar në ndonjë individ të caktuar.

“Bëhet fjalë për nevojën që të kërkojmë përgjegjësi nga udhëheqësit jodemokratik apo të korruptuar në Ballkan. Politikanëve që janë të korruptuar, të3 cilët kundërshtojnë sundimin e ligjit dhe të cilët kundërshtojnë bashkësinë ndërkombëtare, nuk duhet të ju ofrohet mundësia që të legjitimojnë sjelljet e tyre jodemokratike me anë të takimeve dhe fotografimit me zyrtarët e lartë në kryeqytetet e Evropës”, tha Ji.

Ai me këtë rast theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner aktiv dhe i rëndësishëm i shteteve të rajonit dhe synojnë që të jenë edhe më tutje dhe qartësoi se gjatë mandatit të disa administratave amerikane qëllimi i Uashingtonit ka qenë të bashkëpunoi me partnerët për forcimin e institucioneve demokratike dhe zbatimin e reformave të domosdoshme për integrimet euro-atlantike.

Ji mëtutje shpjegoi se Uashingtoni këtë planifikon ta bëjë nepërmjet forcimit të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe të garantoi se qeveritë do të jenë transparente dhe të përgjegjshme.

I pyetur se si do të veproi Uashingtoni, për të parandaluar forcimin e ndikimit të fuqive tjera në Ballkan, siç janë Rusia, Kina apo Turqia, të cilat po tentojnë të shfrytëzojnë vakumin, të cilin e lanë prapa Uashingtoni dhe Brukseli, me zvogëlimin e angazhimit të tyre në rajon, Ji tha se nuk është e vërtetë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po injorojnë Ballkanin dhe qartësoi se madhe është shtuar përkrahja në fushën e sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të rajonit.

“Besoj se e ardhmja e rajonit është në Perëndim. Njëkohësisht, qeveritë duhet ti rezistojnë dhe të kundërshtojnë miqësinë e rrejshme të disa aktorëve të huaj, të cilët nuk respektojnë të drejtën ndërkombëtare apo që kundërshtojnë orientimin perëndimor të Ballkanit”, tha Ji.

Ji më tutje tha se Uashingtoni pret nga udhëheqësit e rajonit që të përmbushin obligimet e tyre, që të zbatojnë reformat dhe të respektojnë sundimin e ligjit, me ata udhëheqës që ndajnë përkushtimin e Amerikës për zhvillim demokratik dhe ekonomik.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU