NEGOCIATAT MES KOM DHE KOB PO PËRPAROJNË, NIKOLLOVSKI: ZHVILLIMI I NGJARJEVE PO NDODH SHUMË SHPEJTË

610
0
SHPËRNDAJE

Negociatat mes kishave krishtere maqedonase dhe bullgare janë dinamike, pasi që ajo e Bulgarisë e pranoi letrën në të cilën KOM kërkoi kishë amë për zhbllokimin e procesit të pranimit të autoqefalitetit. Gazetari, Marjan Nikollovski, i cili tashmë disa vite e ndjek këtë problematikë, thotë se detyra që e morën priftërinjtë bullgar nuk është fare e lehtë. Në takimin e parë në Sofje, në të cilën delegacioni maqedonas ishte i udhëhequr nga kryepeshkopi Stefan, ishte edhe patriarku Neofit. Atje u caktua korniza e vazhdimit të procesit, thotë Nikollovski.

“Në këtë periudhë, muaji janar është i lidhur më shumë me angazhimin e kishave rreth asaj që është jetë kishtare kështu që nuk pres diçka të re. Në shkurt pres takim të ri, ndoshta këtu në Maqedoni dhe ndoshta informata shtesë në lidhje me atë se çfarë do të ndodh në të ardhmen”, tha Marjan Nikollovski, gazetarë dhe redaktor.

Dy kishat tashmë kanë filluar të përballen edhe me pengesat e para posaçërisht nga kisha Greke dhe Serbe ortodokse, ndërsa Nikollovski vlerëson se do të ketë pengesa në rrugën deri tek arritja e autoqefalitetit që KOM-i dhe KOB-i kanë vendosur që ta ecin bashkë.

“Kërcënimet diskrete dhe  indirekte drejtë KOB-it nëse hyhet në thelbin e këtij procesi, po, do të ekzistojnë, megjithatë për këtë duhet të jenë të vetëdijshëm edhe vetë peshkopët bullgar, andaj edhe patriarku bullgar Neofit që e pyetën se a është i lehtë kryqi që e morri KOB-i, ai tha jo, megjithatë kjo çështje duhet një herë e përgjithmonë të zgjidhet”, shtoi Nikollovski.

Për letrën që KOM e dërgoi deri te KOB u njoftua nëpërmjet mediave greke, ndërsa në të Kisha Maqedonase në mënyrë të hapur kërkon nga Kisha ortodokse bullgare të jetë promotor i autoqefalitetit. Kjo vjen në periudhë kur u afruan raportet mes dy vendeve edhe në plan politik dhe kur u nënshkrua marrëveshja për fqinjësi të mirë. Para një periudhe të caktuar, u prononcua edhe kryepeshkopi Stefan i cili tha se ai që i zgjedh problemet me popullin e vet, një gjë e tillë paraqet përparësi dhe respekt. Për këto negociata edhe kryeministri Zoran Zaev, shprehu bindje se autonomia 50 vjeçare e KOM-it do të thotë tejkalim të këtij projekti. Çështja e kishës në Maqedoni u përball me pengesa nga fqinjët menjëherë pas pavarësimit të shtetit. Pengesë kryesore është Beogradi, por arsye të veta kundër autoqefalitetit të KOM ka edhe KO Greke.

Përgatiti: Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU