MOTI I FTOHTË, GJUNJËZOHET EVROPA DHE SHBA-ja

651
0
SHPËRNDAJE

Nju Jorku është zbardhur tërësisht pas goditjes nga stuhia dimërore që solli vdekje dhe shkatërrim në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara. Kryebashkiaku Bill de Blasio ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në qytet për shkak të acarit të madh. Mijëra fluturime janë anuluar apo vonuar. Reshjet e bores kanë bërë që aeroplanët të qëndronin përkohësisht në tokë në dy aeroportet kryesore të Nju Jorkut dhe shumë kush që shpresonte se do të mund të fluturonte nga aeroporti I Newarkut në NjuXhersi, mbeti po ashtu I zhgënjyer. Moti iftohtë ka mbërthyer edhe Bostonin ku shkollat qëndruan të mbyllura edhe gjatë ditës së sotme. Përmbytjet në qytet ndërkohë kanë shënuar një rekord 40 vjeçar. Reshjet e bores vijnë në vazhdë të motit të ftohtë që ka mbërthyer pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara prej më shumë se një jave dhe që I kanë marrë jetën më shumë se 17  personave.

Por, situata  nuk është aspak më e mire në Evropë, ku dhjetëra e mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhisë “Elenor”, që ka mbërthyer pjesën perëndimore të kontinentit. Tre persona kanë vdekur, një në Francë dhe dy në Spanjë. Të paktën 29 mijë shtëpi në Francë janë pa energji elektrike, ndërsa erërat atje arritën shpejtësinë e 180 km në orë.

Reshje të dendura bore janë parashikuar në alpe duke shtuar rrezikun e ortekëve. Po ashtu, në shumë zona bregdetare të Francës ekziston frika e përmbytjeve. Shiu dhe era e forte që solli me vete stuhia, kanë gjunjëzuar pjesë të Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke shkaktuar përmbytje në shumë zona, duke rrëzuar pemë dhe ndërprerë energjinë elektrike për dhjetëra e mijëra shtëpi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU