MAQEDONASI MOHON SE ËSHTË BULLGAR, “BULLGARIA E KËRCËNOI SHQIPËRINË ME VETO PËR NË BE”

729
0
SHPËRNDAJE

Shqipëria nën presion të Bullgarisë, se do t’i vendosë asaj veto për hyrje në BE, në moment të fundit pranoi ekzistimin e minoritetit bullgar në vend. Edhe pse në asnjë regjistrim të popullsisë deri më tani, askush nuk është shprehur si bullgar, me ligjin e ri për minoritetet, vendi e pranoi minoritetin bullgar, gjë që paraqet padrejtësi të madhe ndaj maqedonasve, tha Vasill Sterjovski. Ai origjinën e ka nga Prespa e Vogël por jeton në Korçë. Ai thotë se Bullgaria kërkon bullgarë në vendet ku jetojnë maqedonas.

“Ne si komunitet maqedonas nuk kemi asgjë kundër pranimit të minoritetit bullgar ose ndonjë tjetër minoriteti, por jemi kundër kësaj për shkak se bëhet fjalë për të njëjtin territor dhe për të njëjtët njerëz, bëhet fjalë për ne, maqedonasit. Sepse bullgarët kërkojnë bullgarë atje ku jetojnë maqedonas, në Gora, Prespë, Gollo Bërdo. Hapi i ardhshëm i Bullgarisë do të jetë mohimi i komunitetit maqedonas dhe pranimi i komunitetit bullgar në këto territore në Shqipëri”, tha Vasill Sterjovski, Aleanca maqedonase për integrim evropian.

Sterjovski është anëtar i partisë së maqedonasve në Shqipëri, Aleanca maqedonase për integrim evropian, thotë se Bullgaria vazhdimisht praktikon propagandë, e vjedh folklorin e maqedonasve duke e prezantuar atë si folklor të bullgarëve në Shqipëri.

“Bullgaria që nga viti 1990 vazhdimisht udhëheq propagandë. Në vitet e para kanë dërguar ekspedita shkencëtarësh, shkencëtarë, historianë, folkloristë e kanë marrë folklorin  maqedonas në Shqipëri dhe këtë gjë vazhdojnë ta bëjnë çdo vit. I vizitojnë të gjitha fshatrat dhe qytetet ku jetojnë maqedonas në Shqipëri dhe e marrin folklorin e tyre dhe pastaj shkojnë në Bullgari dhe e prezantojnë si folklor të bullgarëve në Shqipëri”, shtoi Sterjovski.

Pustecin, komuna e cila edhe në mënyrë zyrtare pranohet si komuna ku jeton minoritet maqedonas, e vizituan kryeministrat Zaev dhe Rama, një ditë pas seancës së përbashkët të qeverive të të dyja vendeve. Prej atje ata dërguan porosi për respektimin e minoriteteve në shtet.

Përgatiti: Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU