JAHJAGA VËZHGUESE E ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE NË LIBERI

885
0
SHPËRNDAJE

Jahjaga e quan moment historik për shtetin e Liberisë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar se përfundoi misionin e saj si bashkë-udhëheqëse e delegacionit vëzhgues të NDI të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Liberi.

“Ndihem e privilegjuar që u bëra dëshmitare e një momenti historik për shtetin e Liberisë, me ç’rast për herë të parë në më shumë se 70 vite, pushteti qeverisës kalon prej një presidenti të zgjedhur në mënyrë demokratike në tjetrin. Jam veçanërisht e kënaqur që këto zgjedhje ishin të organizuara mirë dhe në atmosferë paqësore”, tha Jahjaga përmes “Facebook-ut”

Ajo shpreson që gjetjet e misionit do t’u ndihmojnë autoriteteve lokale në adresimin e mangësive për t’i shërbyer konsolidimit të mëtejmë demokratik të Liberisë.

Pjesë e delegacionit udhëheqës ishin edhe ish-presidenti i Nigerisë, Goodluck Jonathan, ish-ministrja e jashtme e Ganës, Hanna Tetteh, dhe drejtori rajonal i NDI për Afrikë, Christopher Fomunyoh./21Media

jahjaga6 jahjaga5 jahjaga4 jahjaga3 jahjaga2 jahjaga1

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU