“WENGER DUHET T’I MBAJË SANCHEZ-IN E OZIL-IN”

677
0
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti i Arsenalit, Martin Keown mendon se Arsene Wenger duhet t’i mbajë Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez në skuadër të paktën deri fund të sezonit

Keown thotë se Wenger ka nevojë për Sanchez e Ozil deri në fund të sezonit në mënyrë që të rikthehet në Ligën e Kampionëve.

“Ai e di se ka nevojë për Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil deri në fund të sezonit për ta rikthyer Arsenalin në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Keown.

“Ka shumë pak shenja për t’i shitur ata në janar”.

“Arsenali është vetëm një pikë nga katër skuadrat më të mirët, por pyesni veten se ku do të ishte Arsenali po të ishte i përkushtuara  tërë sezonin”.

“Wenger ka aq shumë besim tek lojtarët e tij, por Sanchez dhe Ozil janë mbingarkuar”, theksoi Keown

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU