BARÇA NË NEGOCIATA ME PSG PËR DI MARIA

712
0
SHPËRNDAJE

Klubi spanjoll, Barcelona është e vendosur që në tregun e janarit të blejë një osë dy lojtarë të klasit të lartë

Sipas mediave spanjolle, ‘Blaugranat’ janë të interesuar për mesfushorin e PSG-së, Angel Di Marian.

31 vjeçari ka qenë në shënjestër të gjigantit spanjoll edhe në verën e kaluar, dhe duket se lideret e La Ligës nuk kanë hequr dorë nga ish-futbollisti i Real Madridit.

Siç raportohet, Barcelona është duke zhvilluar negociatat me PSG-n për transferimin e argjentinasit, i cili nuk është i kënaqur me trajtmanin tek parisienët e Francës, pasi që trajneri i kësaj skuadre, Unai Emery i beson gjermanit Julian Draxler.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU