SEKRETARI SHTETËROR AZIRI MORI PJESË NË KREMTIMIN E 73 VJETORIT TË ANSAMBLIT TË KËNGËVE DHE VALLEVE SHQIPE BAJRAM SHABANI – KUMANOVË

963
0
SHPËRNDAJE

Sot (27.12) sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës z. Valmir Aziri, morri pjesë si dhe mbajti fjalim përshëndetës në manifestimin e organizuar nga ana e Ansamblit të këngëve dhe Valleve Bajram Shabani – Kumanovë me rastin e 73 vjetorit të ekzistimit të tij .

Në këtë manifestim sekretari përshëndeti të pranishmit dhe i uroji Ansamblit “Bajram Shabani” për punën e palodhshme ndër vite. Mes tjerash, ai shpalosi lajmin që Qeveria e RM-së miratoi iniciativën e Minsitrisë së Kulturës mbi formimin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe me urimin që përmes këtij ansambli do të ruhet etnosi dhe tradita shiptare dhe një ëndërr e kahëmotshme e shqiptarëve në Maqedoni po bëhet realitet.

Fjalimi i plotë i sekretarit shtetëror në Ministrinë e Kulturës z. Valmir Aziri

Fillimisht, më duhet të theksoj që është nder e kenaqësi e madhe që të gjithë ne sëbashku sot e shënojmë rrugëtimin 73 vjeçar të themelimit të njërës nga Shoqërive më të vjetra kulturore artistike, Ansamblit të këngëve dhe valleve “Bajram Shabani” formuar pikërisht këtu në Kumanovë.

Është vështirë të pasqyrohet rrugëtimi 73 vjeçar i këtij ansambli të kualifikuar që vite rradhazi mbetet shembull i vlerave të trashëgimisë së pasur të popullit tonë shqiptar.

Ansambli u formua nga intelektualët kumanovarë pas Luftës së Dytë Botërore me pikësynimin e vetëm – të ruajë vlerat kulturore, traditat dhe zakonet shqiptare, elemente që janë një nga shtyllat e popullit tonë. Duke patur parasysh që jetojmë në një periudhë dinamike ku koha ecën shpejt, është e një rëndësie të madhe që tërë këtë që e përfaqëson ansalmbli “Bajram Shabani” të ruhet si një pasuri folklorike, ta ndërtojmë e ta përcjellim në gjeneratat në vijim.

Andaj, më lejoni të shfrytëzoj këtë rast e të shpreh mirënjohje për të gjithë ata gjenerata që shoh prezent këtu sot, nga ata veteranë e deri tek ata më të ri, që vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e pasurisë më të shenjtë.

Poashtu në suazë të këtij 73 vjetori të Ansamblit, kam dëshirë të ndaj me të gjithë ju një lajm që më gëzoi dje, Qeveria miratoi iniciativën e Ministrisë së Kulturës për formimin e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe. Me këtë, shfrytëzoj rastin që të gjithëve prezent këtu të ua uroj Ansamblin e ri me dëshirën që ky ansambël të jetë një institucion që do të vë në pah vlerën e etnosit shqiptar e të jetë një institucion që do të ngrit lartë vlerat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë.

Ju ftoj që ta shijojmë këtë koncert gjithë së bashku me një arsye më shumë, për të festuar dhe për të iu gëzuar kësaj nate gjithë së bashku.

FOTOT_3

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU