50 MILION EURO PËR EKONOMI MË EFIKASE, PLANI PËR RRITJE EKONOMIKE MORI VERSIONIN FINAL

612
0
SHPËRNDAJE

Edhe njëherë qeveria e prezantoi planin për rritje ekonomike. E paralajmëroi si plan përfundimtar por pjesa më e madhe e masave tashmë janë prezantuar në publik së paku 5 herë. Risi në këtë plan janë sugjerimet e ekspertëve që qeveria I ka future në plan. Njësoj si edhe para disa muajve është theksuar se në të ardhmen do të vlejnë të njëjtat rregulla për biznesmenët e jashtëm dhe vendor. Theks të veqantë marrin kompanitë për eksport, por trajtim më I mirë paralajmërohet edhe për firmat e vogla dhe të mesme. Debati publik për këtë propozim pritet të zgjasë së paku tre muaj. Zëvendës kryeministri për ekonomike, Koco Angjushev tha se programi hap një epokë të re në ekonomike maqedonase.

Ky program bazohet në transparencë, që do të thotë se marrëveshjet nuk do të lidhen nëpër kabinete, dhe ka kritere të qarta. Programi do të jetë në favor të ekonomisë së RM-së, përkatësisht çdo kompani paraprakisht donë të dijë se çfarë mund të presë dhe ndihma të jetë e paraparë dhe mos të varet subjektivisht nga asnjë veprim I qeverisë e Republikën e Maqedonisë.

Opozita mbetet me qëndrimin se politika ekonomike të cilët e udhëheq kjo qeveri nuk po I jep rezultatet e premtuara. Hristijan Delev nga VMRO-DPMNE-ja mendon se qytetarët nuk do të kenë asnjë dobi nga ky program për rritje ekonomike por benefit do të kenë vetëm bashkëpunëtorët e afërt të qeverisë.

“Me politikën e keqe ekonomike dhe me paralajmërimet për rritje të tatimeve, Maqedonia mund vetëm të ëndërrojë për investime të huaja dhe ekonomike. Kapacitet aktuale tashmë po mbyllen ose kërkohet mënyrë kriminale se si ato të shkatërrohen, dhe pastaj të merren nga familja Zaev”, u shpreh Hristijan Delev, nga VMRO-DPMNE (30.09.2017).

Plani I qeverisë është që të investohen 50 milion euro për zhvillim të ekonomisë, para të siguara nga buxheti I vitit 2018. Kjo sipas Angjushevit është për 46 % më shumë nga mjetet e parashikuara për këtë vit. Duke marrë parasysh se rritja ekonomike për vitin 2017 është lënë në gjysmë përqind, ekspertët dyshojnë në paralajmërimet parazgjedhore se për 4 vite rritja e BPV në Maqedoni do të jetë 5%ndërsa paga mesatare do të arrijë deri në 30 mijë denar.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU