TAKOHEN ZAEV DHE MICKOVSKI, OPOZITA PRET KONSTRUKTIVITET RECIPROK

711
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristija Mickovski realizoi takimin e parë me kryeministrin Zoran Zaev, në godinën e Qeverisë. Në takimin një orësh, siç njofton Mickovski, është biseduar për temat aktuale. Ai theksoi se opozita do të ketë konstruktivitet, por që pret që konstruktiviteti të jetë i dyanshëm. Në pyetjen nëse do të rikthehen në Kuvend, ai tha se për këtë temë do të diskutohet në takimin që do të ketë me grupin parlamentarë të partisë. Në fund ai tha se është optimist dhe pret që do të ketë konstruktivitet edhe nga ana e qeverisë.

“Konstruktiviteti nuk është vetëm në një kahje, ajo duhet të jetë dydrejtimëshe, kështu që në këtë frymë do të vazhdojmë, këtu nuk kam asnjë dilemë. Kuptohet se ne jemi kryetar të opsioneve të ndryshme politike, të politikave të ndryshme, është normale të kemi qëndrime të ndryshme për shumë çështje. Biseduam për shumë tema aktuale, edhe nga sfera e politikës edhe nga sfera ekonomisë, shëndetësisë etj.”, u shpreh Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU