EKSKLUZIVE: FJOLLA MORINA PO SJELL NJË SUPER KËNGË ME BASHKËPUNËTORË NDËRKOMBËTAR

802
0
SHPËRNDAJE

Këngëtarja po vjen me diçka speciale për adhuruesit e saj

Këngëtarja Fjolla Morina, kohëve të fundit është shumë aktive duke sjellë projekte të ndryshme, të cilat kryesisht janë bashkëpunime.

Por, këngëtarja nuk e ka në plan të ndalet vetëm me kaq dhe kësaj radhe ka shkuar një hap tutje, shkruan rtv21.tv

Ajo ka treguar ekskluzivisht për portalin rtv21.tv se shumë shpejt do të sjellë një super këngë, për të cilën po punon me bashkëpunëtorë holandez. Po ashtu tregoi se videoklipi do të xhirohet në Holandë. Mbetet të shihet se kur do ta hedh “bombën” këngëtarja në treg.

Ndryshe, kujtojmë se kënga e fundit që Fjolla solli është “Shake” në bashkëpunim me Blastën./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU