TËRMET MESATAR NË JUG TË KRETËS

699
0
SHPËRNDAJE

Një tërmet me intensitet prej 4,7 ballësh sipas Rihterit u regjistrua sot herët në mëngjes në ujërat e Detit Mesdhe, në jug të ishullit grek të Kretës.

Sipas Institutit Sizmik të Athinës, tronditja ka qenë nga fundi i Mediteranit, me epiqendër në 103 kilometra në jugperëndim të ishullit të vogël Gavdos, që ndodhet në jug të Kretës.

Nuk ka informacione për viktima apo dëme të shkaktuara materiale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU